Për ne
Kush jemi ne?
tePazari.com është platformë unike në rajon, e punuar me zemër, në Prishtinë. tePazari.com është krijuar si kombinim i shitjeve online, shpalljeve të vogla si dhe shumë kategorive të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme. Ne jemi primar sa i përket makinës sonë të kërkimit dhe rezultateve që ju ofrojmë. Pra, tek ne do të keni mundësinë të gjeni gjithçka çfarë ju kërkoni.
Pse tePazari.com?
Platforma jonë është krijuar me qëllim që të ju mundësojë që të bëni pazar me vetëm disa klikime. Ne ofrojmë shumë kategori, të cilat përfshijnë një gamë të gjërë shërbimesh si: Online Shop, Prona, Makineri, Falas, Celular, Turizëm, Pazari, Motoçikleta, Vetura, Karrierë, Rent a Car dhe Villa. Përveç platformës kaq gjithpërfshirëse, ne ofrojmë edhe marketing, të fokusuar në fitim.
Vizioni jonë
Konsumatori është në zemër të gjithçkaje që ne bëjmë. Ajo çfarë është konstante tek konsumatorët tanë është dëshira e tyre për çmime më të ulëta, zgjedhje më të mirë dhe shërbime të përshtatshme e sa më gjithpërfshirëse. Kështu, misioni ynë është që gjitha këto, dhe më tepër, të jua ofrojmë në një vend të vetëm, e që është tePazari.com.
Një llogari  për të gjitha platformat digjitale
Platformë unike, kombinim i shitjeve online, shpalljeve të vogla, rezervime të villave & vetura me qera dhe digjitalizimi i çdo shërbimi që mund të digjitalizohet në Kosovë.
Platformë unike e cila iu ofron mjekëve digjitalizimin e kalendarit të vizitave si dhe pacientëve ua bën më të lehtë krijimin e një termini me 3 klikime.
Platformë me vetëm 1 qëllim... Veç oferta! VecOferta.com ju mundëson të kërkoni Veç Oferta në 4 kategori, Ushqim, Aktivitete, Produkte dhe Turizëm.
Platformë unike dedikuar të bukurës e që në të njejtën kohë ua kursen kohën e krijimit të termineve te Make-up artistët e preferuar dhe në anën tjetër e digjitalizon kalendarin e biznesve që energjinë e tyre ta koncentrojnë në punë dhe jo në termine
Platforma Veç Ushqim, Veç blej online produkte ushqimore me çmime si në market apo porosit ushqime të gatshme direkt në ndonjërin nga restauranted që veç kemi bashkëpunim.
Platformë unike që ua shpraz dollapin dhe ua mbush kuleten apo anasjelltas. Dollapi.com është platformë për shit-blerje të veshëmbathjeve të reja apo të përdorura që shiten direkt nga individët dhe jo bizneset